Vendosni fjalën kyçe....

Balla përpiqet të bindë studentët: Mos humbni kohë takohuni me Ramën


Pasi studentët janë të vendosur të mos negociojnë me kryeminsitrin Rama për 8 kërkesat e tyre ka ardhur së fundmi edhe një reagim nga Taulant Balla. 

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS-së parlamenti mund të mblidhet nesër me kryeministrin dhe studentët. Ai ka theksuar se studentët nuk dihet të humbasin kohë dhe duhet të ulen dhe të nisin bisedimet. 

“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre”, shkruan Balla në ‘Facebook’.

Studentët ditën e sotme i vunë ultimatum qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre deri në orën 16:00. Sipas tyre nëse qeveria do të vazhdonte më të njëjtën sjellje duke mos i plotësuar kërkesat e parashtruara, nesër do të zhvillohej protestë kombëtare.