Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç rikthen “shtetrrethimin”, mijëra protestues përplasen me policinë para Parlamentit


Mijëra protestues janë përleshur me policinë dhe u përpoqën të sulmojnë ndërtesën e parlamentit në Beograd mbrëmjen e kaluar. Kjo pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se do të rikthente bllokimin e vendit gjatë fundjavës, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin serb, e disa prej tyre arritën të futen për pak kohë në parlament me forcë, por u nxorrën nga policia. Ata bërtisnin: Dorëhiqu! Dorëhiqu!

Siç shkruan AP, protestuesit ndezën zjarre e i hodhën policisë gurë, shishe dhe vezë.

Policia nga ana tjetër i sulmoi protestuesit disa herë me gaz lotsjellës dhe ka patur të lënduar nga të dy palët.

Protestuesit u përleshën gjithashtu me policinë përpara ndërtesës së TV shtetëror. Transmetuesi shtetëror akuzohet nga opozita se ka një paragjykim pro-qeveritar.

Pas këtyre shifrave, Vuçiç e quajti situatën e virusit në Beograd “alarmante” dhe “kritike” pasi spitalet e qytetit u afruan në kufijtë e kapaciteteve të tyre, pasi zyrtarët shëndetësorë raportuan të martën numrin më të lartë të vdekjeve një-ditore nga koronavirusi.

Vuçiç tha se qeveria do të rikthejë shtetrrethimin të Premten. Ai tha se kjo masë do të zgjasë “ndoshta” nga ora 6 e mëngjesit e disës së premte, deri në 17:00 të së hënës.

Shumë fajësojnë presidentin autokratik serb për heqjen e masave të mëparshme të bllokimit, kështu që ai do të forcojë kontrollin e tij në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 299 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 13 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *