Vendosni fjalën kyçe....

“Na rrezikoi jetën”- Shoqata e Mediave padit Bolsonaron pse ai hoqi maskën kur tha se ishte me COVID


Shoqata e mediave braziliane do të padisë presidentin Jair Bolsonaro, për shkak se ai qëndroi pranë gazetarëve dhe madje hoqi dhe maskën nga fytyra, kur dha lajmin se ishte i infektuar me COVID-19.

“Pavarësisht se e dinte se ishte i infektuar me Covid-19, presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të veprojë në një mënyrë kriminale dhe të rrezikojë jetën e të tjerëve”– tha presidenti i Shoqatës Braziliane të Shtypit (ABI) Paulo Jeronimo, citon Noticias.uol.

Ai shtoi se Bolsonaro theu “izolimin e rekomanduar nga mjekët” dhe rrezikoi jetën e gazetarëve.

Sipas kreut të ABI-t, Bolsonaro shkeli nenin 131 të Kodit Penal të Brazilit i cili ndalon transmetimin e një sëmundje serioze te të tjerët ose aktet në një mënyrë që mund të shkaktojnë përhapjen e infeksionit. Klauzola, me një gjobë ose me burgim deri në katër vjet, do të përdoret në padinë e ABI-t kundër presidentit.

Ndërsa mbante një maskë të thjeshtë të bardhë, Bolsonaro u shfaq i qetë ditën e martë për t’u thënë gazetarëve se rezultati i tamponit i kishte dalë pozitiv, se simptomat e tij nuk ishin të rënda dhe se nuk ka asnjë arsye pse të frikësohen.

Në një moment, presidenti u tha gazetarëve të ecnin disa hapa mbrapa dhe hoqi maskën për të thënë disa fjalë inkurajuese. “Vetëm shikoni fytyrën time. Unë jam mirë, faleminderit Zotit”– tha ai duke e vënë maskën përsëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *