Vendosni fjalën kyçe....

Kosova dorëzohet në Suedi, mundet 3-0 e ‘saldon’ vendin e parafundit


Kosova është mundur në ndeshjen e pasdites së sotme, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’.

Ata u mposhtën në fushën e Suedisë, që nuk hasi shumë vështirësi duke e dominuar sfidën e duke e mbyllur atë me rezultatin 3-0.

Me humbjen e sotme Kosova ka dalë zyrtarisht nga gara për vendin e dytë, edhe pse në një grup ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Greqia, mundësitë e saj për kualifikim kanë qenë vetëm teorike.