Vendosni fjalën kyçe....

Disa shtete amerikane lehtësojnë kufizimet lidhur me Covid-19, sulmohen nga mediat e majta


Shtetet amerikane të Xhorxhias, Tenesit dhe Karolinës së Jugut kanë deklaruar se do nisin hapjen e bizneseve dhe hapësirave publike, të mbyllura nga frika e pandemisë, pas protestave të shumta të qytetarëve.

Guvernatori Bill Lee i Tenesit njoftoi të hënën se ai nuk do e zgjasë urdhrin e tij të qëndrimit në shtëpi përtej datës 30 Prill dhe mund të lejojë që disa biznese dhe parqe shtetërore të hapen para kësaj date.

Ndërkohë, në Karolinën e Jugut, guvernatori Henry McMaster lejoi qasjen në plazhet publike dhe disa shitës me pakicë duke filluar nga e marta.

Ndërkohë guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, shkoi më tej pasi ai njoftoi të hënën se do të lejojë palestrat, qendrat estetike, kalçetot, tatuistët, berberët, dyqanet kozmetike, artistët për kujdesin e thonjve, estetistët dhe qendrat e masazhit që të rihapen.

Ndërkohë mediat e majta në vend e kanë sulmuar këtë të fundit duke shkruar se ai kujdeset më shumë për të treguar besnikësi ndaj presidentit Trump sesa ndaj qytetarëve të Xhorxhias.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *