Vendosni fjalën kyçe....

Tom Hanks: Nuk kam respekt për njerëzit që nuk mbajnë maska


Aktori Tom Hanks, i cili u shërua nga Covid-19 në fillim të këtij viti, ka thënë se ai “nuk ka respekt” për njerëzit që refuzojnë të mbajnë një maskë në publik gjatë pandemisë.

Aktori dhe gruaja e tij Rita Wilson rezultuan pozitivë për koronavirusin në muajin mars, kur ai po xhironte një film në Australi.

Hanks jep shembullin e një personi që nuk zbaton masat kundrejt virusit duke e krahasuar atë me një person që nuk zbaton rregullat rrugore kur është në makinë. “Dua të them, kur drejtoni një makinë, duhet t’i bindeni kufijve të shpejtësisë, duhet të përdorni sinjalet kur ktheheni, duhet të shmangni goditjen e këmbësorëve. Nëse nuk mund t’i bëni ato tre gjëra, nuk duhet të drejtosh një makinë”, citon BBC aktorin.

Ai vazhdon: “Nëse ju nuk mund të mbani një maskë, të lani duart dhe të ruani distancën shoqërore, unë nuk kam respekt për ju. Unë nuk e pranoj atë që ju më thoni.”

Shumë njerëz në fakt nuk mbajnë maska dhe kjo është një çështje mjaft e diskutueshme në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *