Vendosni fjalën kyçe....

Messi mund Benzema-në, fiton për herë të shtatë trofeun “Pichichi”


Lionel Messi, ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit në La Liga, i njohur ndryshe si Pichichi.

Argjentinasi kishte barazuar sezonin e kaluar rekordin e shkëlqyeshëm të Telmo Zarra me gjashtë çmime, por ai tani theu dhe rekordin e tij pas një sezoni të shkëlqyer.

Në këtë sezon, Messi shënoi 25 gola për Barcelonën në La Liga, suke lënë pas me katër gola golashënuesin e Real Madridit, Karim Benzema. Ndërsa Gerard Moreno i Villarreal ishte i treti me 18 gola, dy para Luis Suarez.

“Unë gjithmonë them se çmimet dhe qëllimet individuale janë dytësore”– tha Messi kur u pyet për fitimin e çmimit, citon Goal.com.

“Është e vërtetë që mund të merret si një arritje e rëndësishme të marrësh Pichichi-n e shtatë, por unë do të doja që ajo të vinte e shoqëruar nga titulli i ligës.”- tha ai.

Ky është sezoni i katërt radhazi që Messi ka përfunduar në krye të renditjes së golashënuesve ​në kampionatin elitar të Spanjës.

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe Hugo Sanchez në vitet 1980.

Golat e këtij sezoni nuk krahasohen me sezonin më të mirë të Messit, i cili shënoi 50 gola më 2011-2012 ose 36 golat që ai shënoi vitin e kaluar. Megjithatë ishin të mjaftueshme për të fituar Pichichin edhe këtë herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *