Vendosni fjalën kyçe....

Hoti e Vuçiç takohen të dielën në Bruksel


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Alexandar Vuçiç do të vizitojnë Brukselin të dielën për të rifilluar bisedimet, njoftoi të hënën zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për politikën e jashtme.

Vizita do rifillojë ‘punën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës’, shpjegoi Peter Stano, duke shtuar se pjesëmarrësit kanë për qëllim të negociojnë mbi ‘të gjitha çështjet e pazgjidhura’.

Ngjarja e nivelit të lartë do të pritet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell me praninë e Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi special i Brukselit bllokut për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky do të jetë takimi i parë i dialogut të mundësuar nga BE-ja që nga nëntori i vitit 2018.

Ai pason një samit virtual ditën e premte të organizuar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, që gjithashtu synon gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *