Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Rruga e përmbytur, Rama shkon me “Fouristradë” për të inauguruar shkollën në Sukth


Një denoncim vjen nga Durrësi pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës së djeshme deri sot në mëngjes.

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Sukth për inaugurimin e një shkolle, mirëpo rruga që të çon në këtë shkollë është e përmbytur. E për këtë arsye kryeministri sipas opozitës ka shkuar atje me “Fouristradë”.

“Pak minuta më parë, Edi Rama ishte në Sukth për inaugurimin e shkollë ‘Njazi Mastori’. Ai do të japë shfaqjen e radhës së propagandës dhe do të fshehë realitetin 100 metra larg shkollës.

Rruga që të çon tek shkolla është totalisht e përmbytur. Rama kaloi me fuoristradë për të shkuar tek shkolla.

Sa herë bie shi, del në pah dështimi i Edi Ramës për t’u siguruar qytetarëve kushtet minimale të jetesës. Edi Rama është një dështim. Ai ka 7 vjet që vetëm dështon me shqiptarët dhe do të vazhdojë vetëm të dështojë, prandaj duhet të largohet nga detyra që mban.

Kupa është mbushur. Partia Demokratike me Lulzim Bashën do t’i kthejë shpresën dhe do t’i sjellë vendit një të ardhme të mbarë.”– thuhet në njoftimin e PD-së.

Ky denoncim shoqërohet me një video ku tregohet rruga e përmbytur në Sukth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *