Vendosni fjalën kyçe....

Prapaskenat e takimit – Biden i përmend Princit saudit vrasjen e gazetarit, Bin Selman i kujton torturat amerikane në Irak e Afganistan


Princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman dyshohet se ka përmendur rrugën e gjatë të gabimeve të Uashingtonit, të bëra në Irak dhe Afganistan, ndërsa presidenti Joe Biden iu përgjigj duke i folur për vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Kjo sipas Reuters, duke cituar një deklaratë të bërë nga një zyrtar i lartë saudit për Reuters. Ndërsa Arabia Saudite pranoi ‘gabimet’ e saj të bëra në çështjen Khashoggi, ajo ‘ka marrë të gjitha masat për të parandaluar gabime të ngjashme në të ardhmen’ citohet t’i ketë thënë Princi i kurorës MBS presidentit amerikan Biden.

Bin Selman gjithashtu me sa duket u përpoq të zvogëlonte rëndësinë e vrasjes së gazetarit, i cili u vra dhe më pas u copëtua në konsullatën saudite në Turqi në vitin 2018, duke vënë gishtin në të dhënat e dyshimta të SHBA-së për abuzimet e të drejtave të njeriut.

Ai përmendi gjithashtu vrasjen e fundit të gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, e vrarë gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor.

 “Në të njëjtin vit, ndodhën incidente të ngjashme për të ardhur keq dhe gazetarë të tjerë u vranë në pjesë të tjera anembanë botës.” – tha Princi i kurorës.

“Shtetet e Bashkuara bënë gjithashtu një sërë gabimesh si incidenti i burgut të Abu Ghraib në Irak dhe të tjera. Të gjitha vendet në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-në dhe Arabinë Saudite, ndajnë vlera për të cilat bien dakord dhe kanë të tjera për të cilat nuk pajtohen.” – sugjeroi Princi i kurorës. Megjithatë, imponimi i vlerave të përmendura te të tjerët nuk është një ide e mirë, vazhdoi ai, duke treguar dështimet e Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

“Megjithatë, përpjekja për t’i imponuar ato vlera me forcë mund të ketë efektin e kundërt, siç ndodhi në Irak dhe Afganistan, ku SHBA-të ishin të pasuksesshme.” – tha ai.

Vrasja e vitit 2018 në Turqi, për të cilën CIA pretendoi se ishte urdhëruar nga vetë Mohammed bin Salman, la një dëmtim të madh në marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite.

Mbajtja e mbretërisë në tërësi dhe MBS personalisht përgjegjëse për incidentin ishte ndër pikat kryesore të bisedimeve për Biden gjatë fushatës së tij presidenciale, kur ai kishte premtuar ta bënte vendin një ‘shembull’ në skenën ndërkombëtare.

Duke folur me gazetarët pas takimit të tij me Bin Selman, Biden këmbënguli se nuk i vjen keq që ka vënë në shënjestër Princin e kurorës dhe e ngriti çështjen ‘në krye të takimit’ duke e bërë qëndrimin e tij “të qartë”.