Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori republikan urdhëron ushtrinë të vendosë rendin, përplaset me kryebashkiakun demokrat


Guvernatori republikan i Georgias, Brian Kemp, autorizoi të hënën vendosjen e 1.000 trupa të Gardës Kombëtare në Atlanta pasi kryebashkiakja demokrate e qytetit, Keisha Lance Bottoms, nuk arriti të ndalojë dhunën përshkallëzuese në qytetin e saj.

“Protestat paqësore u rrëmbyen nga kriminelët me një axhendë të rrezikshme, shkatërruese. Tani qytetarët e pafajshëm po sulmohen, qëllohen dhe lihen për të vdekur,” tha Kemp në një deklaratë.

“Kjo paligjshmëri duhet të ndalet dhe rendi të rikthehet në kryeqytetin tonë. Unë kam shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe kam thirrur Gardën Kombëtare, sepse siguria e qytetarëve tanë vjen në vend të parë. Kjo masë do të lejojë trupat të mbrojnë pronën e shtetit dhe të dërgojnë oficerët e zbatimit të ligjit për të patrulluar rrugët tona. Ne duhet të mbrojmë jetën dhe jetesën e të gjithë qytetarëve.” – shtoi ai.

Lëvizja vjen disa javë pasi SHBA-të janë përfshirë nga protesta të dhunshme lidhur me vdekjen e një afro-amerikani në Mineapolis, pas dhunimit të tij nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *