Vendosni fjalën kyçe....

Basha apel qytetarëve: Mos prisni gjë nga qeveria, mbrohuni vetë nga virusi


Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha vijon vizitat nëpër biznese, duke u ndalur sot në Pogradec. Në një transmetim live nga një biznes i vogël bulmeti, Basha tha se situata atje është e rëndë për shkak të Covid-it dhe kujdesi duhet të jetë i madh, sepse sipas tij qeveria është dorëzuar.

“E rëndë është situata e COVID-it, ndaj dua t’ju përsëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambiente të mbyllura dhe përmes higjienës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh”, u shpreh kreu i PD-së.

Ai u bën thirrje qytetarëve, që të mos presin asgjë nga qeveria, por të mbrohen dhe të bëjnë vetë përpjekje për ndryshim.

“Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *