Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Përderisa i thonë Edvinit ‘Edi’, dhe mua të më thonë Luli”


Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar diskutimet lidhur me momentin kur ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e thirri atë në emër të shkurtuar – Luli.

I pyetur për këtë nga gazetari Arjan Çani, Basha tha se përderisa kryeministrit Edi Rama i thërrasin “Edi” shkurt, edhe atij t’i thërrasin “Luli”.

 “E sqaroi vetë ajo, s’ka asgjë të çuditshme tha. Në përdorim emrat e pare në komunikim. Ajo më thërret Luli, unë i them. Po përderisa i thonë Edvinit Edi, mund t’i thonë edhe Lulzimit – Luli, apo jo? Çfarë problem ka? Nuk është hera e parë. Do e sqaroj, edhe Lu, edhe paraardhësi i tij më kanë thirrur. Kjo është një çështje aq e mprehtë e opinionit publik saqë 30 minutat e ardhshme të merremi me këtë ”- u përgjigj Basha.

Analisti Arjan Curri i cili është i pranishëm në studio, e cilësoi deklaratën e Kim si shenjë afrimiteti me kryedemokratin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *