Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do hapim garën dhe për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe të Arteve


Kryeministri Edi Rama thotë se ka ndërmend të hapë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Ndërsa po fliste për PPP-në për koncesionin e segmentit Milot – Fier, Rama tha se po punon me bashkinë e Tiranës për tre projekte të tjera.

 ‘’Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.”– tha Rama.

Sot u çel zyrtarisht gara për koncesionin e segmentit Milot – Fier. Rama tha se me këtë aks rrugor, do të ketë një transformim kolosal pasi sipas tij, pasi do mundësojë që nga Morina në Fier të shkohet për 3 orë.

“Segmenti Milot- Balldren është në një proces kohor të paezauruar dhe kjo është dhe arsyeja se pse për momentin flasim për një formulë të re. Nuk e ngarkon shtetit shqiptar me asgjë më shumë se sa një garanci minimale trafiku. Praktikë e mirënjohur publikisht në çdo vend të botës. Financim masiv prej 1 miliardë e thuajse 200 milionë eurosh do bëhet nga fituesi i kësaj gare. Kuptohet do kemi një aks të Korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në Unazën ku lëviz një pjesë shumë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik.

Me këtë aks do ndodhë një transformim kolosal. U prekën shumë elementë por nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe të plagosjeve të gjitha viteve, në segmentin Milot- Tiranë, është për të vënë duart në kokë.

Përsëri kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë me vdekje, humbje jete, plagosje. Kjo do jetë rrugë europiane, jo me fjalë, por në rrugë. Do jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë qarkullimin pa pagesë por me shpejtë të ndryshme, dhe kushte të ndryshe. Nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë.

Aksesi i gjithë turistëve nga Kosova në bregun e Jonit, jo vetëm do jetë shumë i shpejtë.– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *