Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër virus zbulohet tek derrat nga shkencëtarët në Kinë: Ka potencial të kthehet në pandemi


Një virus i ri gripi që ka potencialin për t’u kthyer në pandemic është zbuluar nga shkencëtarët në Kinë.

Siç shkruan BBC, shkencëtarët thonë se virusi u shfaq së fundmi dhe mbartet nga derrat, por mund të infektojë dhe njerëzit.

Studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të pësojë mutacione më tej, që të mund të përhapet lehtësisht nga personi në person, dhe të shkaktojë një shpërthim global.

Edhe pse sipas shkencëtarëve nuk është problem për momentin, virusi i ri i ka “të gjitha shenjat” e të qenit shumë i përshtatur për të infektuar njerëzit. Për këtë arsye ka nevojë për monitorim të afërt.

Për shkak se bëhet fjalë për një virus të ri, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *