Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohet gomonia me 3 tonë drogë në Vlorë, 37 arrestime pas operacionit italo-shqiptar


Një gomone është kapur në Vlorë në kuadër të një operacioni mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku janë vënë në pranga 27 persona të akuzuar, si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar tre ton e gjysmë drogë, të llojit marijuanë, kokainë dhe hashash, të ndarë në 7 milionë doza, që kapin një vlerë mbi 40 milion euro.

Më shumë informacion mbi operacionin do të jepet gjatë një konference për shtyp që do të mbahet në mëngjes.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është shtrirë në Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Në Itali u arrestuan 27 persona, 15 janë në burg dhe 12 nën arrest shtëpiak. Dhjetë të dyshuar të tjerë janë arrestuar në Shqipëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *