Vendosni fjalën kyçe....

Albana Shtylla zgjidhet në krye të KPA-së


Albana Shtylla do të jetë kryetarja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ajo do të zëvendësojë në këtë post, Natasha Mulajn së cilës po i mbaron mandati tre vjeçar në krye të KPA-së.

Shtylla u zgjodh pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, me shtatë vota pro.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka në juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kryetarja e re do të nisë nga puna më 27 korrik, moment kur përfundon mandati i kryetares aktuale të KPA-së. Natasha Mulaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *