Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në Konispol, Rama i treti në listën e PS-së, të PD-së e kryeson Zhupa


Në bashkinë Konispol ka përfunduar edhe numërimi i votave të kandidatëve.

Mes kandidatëve socialistë me e votuara është ministrja e Financave, Denaj ndërsa kryeministrit Rama është renditur i treti.

Nga radhët e PD-së, listën e kryeson ish-zëdhënësja Zhupa, ndërsa drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj është renditur në vendin e tretë.

Kandidatët e PS

Anila Denaj – 625 vota

Niko Kuri – 471 vota

Edi Rama – 267 vota

Kandidatët PD

Ina Zhupa – 452 vota

Julio Dine – 450 vota

Bujar Leskaj – 89 vota