Vendosni fjalën kyçe....

14 shtetet me të cilat BE-ja do të hapë kufijtë nga nesër


BE ka zgjedhur 14 vende, qytetarët e të cilëve konsiderohen “të sigurt” lidhur me pandeminë e Covid 19, për t’u lejuar të hyjnë brenda unionit nga 1 korriku. Por Shqipëria bën përjashtim, ashtu sikurse edhe SHBA-ja, Brazili dhe Kina.

Kontrollet kufitare të BE-së janë hequr për qytetarët e BE që udhëtojnë brenda bllokut. Rregullat për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë të përfshira veçmas në negociatat për Brexit siç shkruan BBC.

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit, më 31 dhjetor. Prandaj, gjatë kësaj kohe shtetasit britanikë dhe anëtarët e familjes së tyre janë të përjashtuar nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit.

Në listën e shteteve me të cilat BE-ja ka hapur kufijtë bëjnë pjesë: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai. Pas 2 javësh lista mund të pësojë ndryshime.

Por hë për hë, duket se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina mbeten jashtë liste. Kjo sepse nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *