Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla vitin e ardhshëm nis më 12 shtator, arsimi 9-vjeçar 1 javë pushime më shumë


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar miratimin e strukturës së vitit shkollor 2022-2023.

Mësimi në arsimin parauniversitar do fillojë më 12 shtator, ndërsa risia është për arsimin 9-vjeçar ku në vitin e ardhshëm do kenë 1 javë më shumë pushim.

Java e pushimit do zhvillohet nga data 3-9 prill 2023.

“Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”-shkruan Ministrja Kushi.