Vendosni fjalën kyçe....

‘Rolling Stones’ ndalojnë Trump-in të përdorë këngët e tyre në fushatë


Rolling Stones ka paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump të mos përdorë më këngët e tyre në tubimet e tij, pasi në të kundërt do të përballet me veprime ligjore.

Ekipi juridik i grupit tha në një deklaratë se po punonte me organizatën e të drejtave të performances BMI, për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të muzikës së tyre, shkruan BBC.

Trump kishte zgjedhur këngën e grupit legjendar, “You Can’t Always Get What You Want” gjatë tubimit të javës së kaluar në Tulsa, Oklahoma.

E njëjta këngë është përdorur edhe në fushatën e Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA. Por Rolling Stones nuk e mbështet presidentin Trump dhe nuk dëshiron që ai të përdorë muzikën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *