Vendosni fjalën kyçe....

Soreca mesazh për magjistratët e rinj: Të rezistojnë nga ndërhyrjet politike


Sipas ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë”.

Kështu shkruan sot ambasadori në rrjetet sociale ndërsa përcjell dhe një mesazh për magjistratët e rinj, për të cilët thotë se duhet të jenë të gatshëm t’u rezitojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit mediatik.

Soreca thotë se shkolla e magjistraturës ka të ardhmen e reformës në drejtësi në duart e saj.

 “Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh se shumë të rinj shqiptarë janë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ne urojmë suksese për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 vende për këtë vit në Shkollën e Magjistraturës.

Shkolla ka të ardhmen e Reformes ne drejtesi në duart e saj – dhe Bashkimin Evropian në krah.

Shqiperia ka nevojen e magjistratëve të rinj të cilët janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioni i mediave“, shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *