Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e gjyqtarit në Shkodër (VIDEO)


Digjet gjatë natës makina e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:48 të mbrëmjes së kaluar kur papritur dy persona të paidentifikuar, me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” i gjyqtarit duke e lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën.

Makina ndodhej e parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.

Dy autorët pasi sigurohen në pak sekonda se mjeti mori flakë dhe po digjej janë larguar me shpejtësi në drejtim të Gjuhadolit andej edhe nga kanë ardhur. 

Flakët kanë përfshirë dhe një automjet tjetër që ndodhej ngjitur me makinën e gjyqtarit.

Policia ka nisur hetimet por deri më tani nuk ka arritur që të bjerë në gjurmët e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi por edhe është e vështirë për t’i identifikuar për shkak të skafandrës që kishin në kokë dhe veshjes me rroba të zeza.

Forcat e policisë dyshojnë se kjo ngjarje lidhet me punën e gjyqtarit,  i cili për disa vite ka qenë edhe Kryetari i Gjykatës së Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *