Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët amerikanë vlerësojnë procesin e zgjedhjeve brenda PD-së


Instituti Republikan Amerikan ka vlerësuar Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha për zgjedhjen e anëtarëve të kësaj force si dhe kandidatët për deputetë apo kryetarë bashkie.

Thibauld Muzeurges, Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu konsideratën e tij të lartë për procesin zgjedhor që selia blu po ndërmerr brenda radhëve të saj, për të zgjedhur nga anëtarësia kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish. Ky proces është mbështetur dhe asistuar edhe nga Fondacioni Westminister dhe Partia Konservatore në Britaninë e Madhe.

“Dje,@lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në zgjedhjen e kandidatëve për të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin.”, shkruan Muzeurges.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *