Vendosni fjalën kyçe....

Meta: I vendosur të bashkëpunoj me institucionet që reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur


Kreu i Shtetit Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehu vendosmërimë e tij për të qenë bashkëpunues me të gjitha institucionet që reforma në drejtësi të ecë përpara.

Meta thekson se aplikimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë që të zgjidhet ngërçi krijuar në organet e drejtësisë.

I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve.
Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara
”-shkruan Meta.