Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 3 shqiptarë në Itali, u sekuestrohen 2 kg kokainë 68 mijë euro


Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, në kuadër të një operacioni ku u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro. 

Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë një djalë 24-vjeç, me origjinë shqiptare dhe nëna e tij, me banim në Gualdo Tadino, si dhe një 31-vjeçar shqiptar.

Hetimi për ekzistencën e një grupi të trafikimit të drogës nisi pas arrestimit të një 21-vjeçari, i cili ishte prangosur disa ditë më parë në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër. 24-vjeçari u ndalua, pas vëzhgimit për rreth dy ditë dhe u vu re se ai komunikoi me një tjetër person, që nuk ishte i zonës dhe e ftoi atë ta ndiqte.

Të dy personat e dyshimtë u ndoqën derisa arritën para një shtëpie në qendër të Gualdo Tadino, ku një djalë u afrua me një zarf në dorë. Ata u futën në banesë dhe në këtë moment policia ndërhyri. Ata tentuan arratisjen, por u neutralizuan menjëherë.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi dy kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro në dhomën e nënës. Të tre u arrestuan për mbajtje dhe trafikim të drogës dhe u shoqëruan në burgun e “Capanne”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *