Vendosni fjalën kyçe....

Teuta eliminon Vllazninë nga Kupa e Shqipërisë, kualifikohet në gjysmëfinale


Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Vllazninë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. 

Kapiteni Renato Arapi ishte autori i golit në minutën e 76-të për skuadrën durrsake, ndërkohë që në pjesën e parë Kallaku humbi një 11-mëtërsh.

Kujtojmë që rezultati i sfidës së parë u mbyll në barazim 2-2. Për sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 1 korrik, ndërsa ato të kthimit më 15 korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *