Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Besojmë në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit, lufta e UÇK-së u imponua nga gjenocidi i Millosheveçit


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reagua lidhur me lajmin se ndaj Presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit janë ngritur akuza për krime lufte nga prokuroria speciale.

Meta në reagimin e tij thotë se lufta iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i Millosheviçit.

Meta thotë se beson në pafajsinë e tyre dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.
Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.
Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri
”-shkruan Meta. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *