Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Lezhë, policia jep detajet


Policia lokale e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur këtë pasdite ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Sipas policisë, në ngjarjen e ndodhur në fshatin Mabë, shtetasi me iniciale D.R ka plagosur me armë pas një konflikt të çastit 29-vjeçarin O.S.

29-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë kujdesin mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak 

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit  shtetasi D.R. ka plagosur me armë zjarri  në dorë shtetasin  O.S.,29  vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *