Vendosni fjalën kyçe....

Microsoft prezanton Xbox e ri të serisë X, kërkon të rivalizojë me Play Station 5 (Video)


Microsoft prezantoi serinë e re X të Xbox, duke garuar me gjigantin japonez Sony në pajisjen e lojërave të gjeneratës së ardhshme.  Xbox-i i ri u prezantua në ceremoninë e çmimeve të lojërave në Los Angeles dhe nisi një betejë me rivalin japonez ndërkohë që afron vitin 2020.

Pajisja e re ka një dizenjo të veçantë që ngjason me një kompjuter personal PC,  dhe doreza ëireless përban një buton “share” që lejon përdoruesit të kapin imazhe të lojës dhe ta shpërndajnë në rrjetet sociale.

Kreu i Xbox i Microsoft, Phil Spencer tha se ky do të jetë kompjuteri më i shpejtë dhe i fuqishëm i kompanisë, me kapacitet të shfaqjes së imazheve deri në 120 imazhe në sekondë dhe kapacitet të videos në rezolucion 8K, shkruan Scan-tv..

Kompjuteri do të ketë grafikë të pëmirësuar dhe do të jetë super i shpejtë.   Xbox dhe Sony kanë publikuar lojëra për kompjuterin e gjeneratës së ardhshme, pavarësisht se firma japoneze nuk ka dhënë ndonjë detaj për PlayStation 5.

Microsoft nuk e bëri të ditur çmimin dhe deklaroi se Xbox-i i ri do të jetë i disponueshëm për blerje në sezonin e pushimeve të vitit të ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *