Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Venecias: Presidenti asnjë shkelje për emërimet në Kushtetuese


Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë presidentit Meta për sa u përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në opinionin e zbardhur lidhur me këtë çështje theksohet se veprimet e kreut të shtetit janë të justifikuara e të arsyeshme.

Venecia vëren gjithashtu se emërimi i kandidates së dytë në Gjykatën Kushtetuese dhe refuzimi i betimit të Arta Vorpsit ishin veprime të arsyeshme.

Komisioni i Venecias vëren se për zgjidhjen e ngërçit të betimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do ishte e udhës që ata të betoheshin te kreu i kësaj gjykate, por duke qenë se ajo nuk e ka një të tillë, ka përplasje mes Presidencës e Kuvendit.

Paragrafi 98

“Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.” – shkruhet në raport.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *