Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja do vazhdojë të taksojë kompanitë digjitale edhe nëse nuk arrihet në marrëveshje botërore


Bashkimi Europian është gati të vazhdojë i vetëm me taksimin e shërbimit digjital të firmave si Google, Amazon, Facebook dhe Apple, nëse nuk arrihet një marrëveshje botërore për një taksë të tillë këtë vit, sipas Komisionerit për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni.

Ai u përgjigj ndaj vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga negociatat mbi një zgjidhje botërore për taksimin dixhital kët javë. “Më vjen keq për lëvizjen e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar bisedimet ndërkombëtare mbi taksimin e ekonomisë dixhitale.

Shpresoj se kjo do të jetë një ndalesë e përkohëshme”, tha Gentiloni. Sipas tij, Komisioni Europian kërkon një zgjidhje botërore për të sjellë taksimin e korporatave në objektivin e këtij shekulli dhe se qasja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e duhura.  “Por nëse kjo bëhet e pamundur këtë vit, ne e kemi bërë të qartë se do të vazhdojmë me propozimin në nivel të Bashkimit Europian”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *