Vendosni fjalën kyçe....

Nëse Edi Rama ka Fugën, Lulzim Basha ka kopjacët e Fugës


Në faqet e kryetarëve të partive, ministrave apo figurave të tjera politike një nga gjërat më të rëndësishme është që duhet të marrin mbështetjen nga ndjekësit për postimet që publikojnë. Në qoftë se Rama ka Fugën për të kryer këtë punë, Basha nga ana tjetër ka kopjacët e Fugës.

Rrjetet sociale tashmë kanë marrë një ndër hapësirat kryesore ku liderët politikë shfaqin punët, idetë apo mendimet e tyre apo i drejtohen elektoratit për atë çka thonë dhe atë çka bëjnë.

Në botën e marrëdhënieve publike, tashmë komentuesit kanë marrë një rol të rëndësishim të drejtimit të opinionit publik dhe këtë tashmë e kryejnë “robotët” ose profile të cilët mund të komandohen nga një njeri i vetëm me emra të ndryshëm të cilët komentojnë në seri në mbështetje të liderit të tyre.

Me ardhjen e Edi Ramës në krye të qeverisë, rrjetet sociale morrën pjesën më të rëndësishme të përhapjes së propagandës.

Rëndom nëpër komentuesit nëpër postimet e tij shfaqin një mbështetje të pakufishme ndaj Ramës, por kjo do ishte normale nëse të gjithë komentuesit do ishin persona realë dhe llogaritë e tyre autentike.

Këtë punë Kryeministri ia ka lanë drejtorit për Marrëdhëniet me Mediat, Endri Fuga, i cili me një armatë të tijën komenton sa herë Rama hedh një postim në rrjetet sociale.

Por, tashmë, edhe kundërshtari politik duket se e sheh këtë lloj forme të propagandës për të rritur mbështetjen dhe të shfaqë në opinion publik, se ka një simpati të gjerë nëpërmjet këtyre komentuesve.

Tashmë edhe këshilltarët e tij të marrëdhënieve publike, kanë kopjuar Fugën e Ramës, duke krijuar këtë ushtri të cilët nuk janë profile të vërteta por që dirigjohen nga një dorë.

Mjafton të shohësh një video të publikuar nga faqja Brryli Broadway, të cilët kanë kapur dhjetëra komentues të cilët në fakt janë “faqe publike”, “muzikantë” apo “blogera personalë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *