Vendosni fjalën kyçe....

Kina akuza ndaj Perëndimit për trazirat në Hong Kong


Një zyrtar i qeverisë kineze u bëri thirrje njerëzve në Hong Kong të kundërshtojnë dhunën dhe akuzoi disa politikanë perëndimorë se po nxisin trazirat. Komentet u bënë pas një nate të tensionuar protestash në Hong Kong. Duke folur sot për gazetarët, Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Kinës për Hong-Kongun tha se banorët e Hong Kongut nuk kuptojnë ligjin apo sistemin ligjor dhe gjyqësor.

“Ndërsa pak banorë të Hong Kongut dinë për situatën në kontinent dhe për sistemin e tij ligjor dhe gjyqësor, ata mund të kenë dyshime për amendamentet e propozuara. Kështu, disa individë dhe organizata mediash me motive të tjera kanë shfrytëzuar dyshimet e publikut për të ngjallur panik dhe për të penguar miratimin e projektligjit”, tha Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Kinës për Hong Kongun.

Komentet u bënë pas një nate të tensionuar në Hong Kong, ku protestuesit u derdhën në rrugët e qytetit dhe sfiduan forcat speciale të policisë, të cilat për orë të tëra godisnin me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Ndërsa vazhdonte beteja, policia intensifikoi përdorimin e gazit lotsjellës për të mos lejuar që njerëzit të arrinin pranë zyrës ndërlidhëse të Pekinit, godinë e cila u vandalizua një javë më parë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *