Vendosni fjalën kyçe....

Prodhohet në Izrael maska që vetëpastrohet e vret Covid-19 me nxehtësi


Studiuesit në Izrael thonë se ata kanë krijuar një maskë për fytyrën që vret virusin Covid-19 me anë të nxehtësisë. Maska kundër virusit ka një portë USB që lejon një burim energjie siç është karikuesi i telefonit të lidhet me të.

Pas kësaj, asaj i duhen 30 minuta që të nxehet në një temperaturë që shkatërron virusin (70 gradë Celsius ose 158 gradë Fahrenheit), duke dezinfektuar kështu shtresën e saj të brendshme të fibrave të karbonit.

Profesori Yair Ein-Eli, i cili drejtoi ekipin hulumtues në Technion, Instituti Izraelit i Teknologjisë, në Haifa, shpjegoi se një nga problemet kryesore me maskën tipike të disponueshme të fytyrës është ndotja e mjedisit.

“Ju duhet ta bëni atë të ripërdorshme dhe miqësore për mjedisin dhe kjo është zgjidhja jonë,” tha ai.

Studiuesit dorëzuan një patentë për maskën në fund të marsit në SHBA dhe diskutimet po vijojë për nxjerrjen e saj në treg.

Prototipi raportohet se duket i ngjashëm me maskën e klasit kirurgjik N95 të përdorur në spitalet në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *