Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku suedez propozon zëvendësimin e statujës së Mbretit Charles XII me atë të Greta Thunberg


Një ish-kryebashkiak suedez mori jo pak kritika në internet për propozimin që të hiqej një statujë e mbretit Karl XII dhe në vend të kësaj të instalohet një skulpturë e Greta Thunberg.

Jan Björinge, ish-kryebashkiaku i Umeas, e mori mesa duket frymëzimin nga rrëzimi i statujave në SHBA e Britaninë e Made duke bërë propozimin më të fundit.

Duke iu bashkuar debatit në një artikull opinioni për gazetën ‘Aftonbladet’, ai pyeti nëse ishte ‘e drejtë të lejoheshin vendet publike të përhapnin vlera antidemokratike’ në tokën suedeze.

Ai kujtoi se një numër statujash të ‘shtypësve’ ishin shembur me kalimin e viteve dhe përmendi veçanërisht Vladimir Leninin, Karl Marksin dhe Sadam Huseinin. Për Björinge, Mbreti Karl XII (i njohur ndryshe si Charles XII), i cili pushtoi fronin suedez midis 1697 dhe 1718, ishte jodemokratik dhe duhej hequr.

Duke ecur përpara me argumentin e tij, ai shkoi shumë më larg se të tjerët që mbrojnë prishjen e statujave të diskutueshme.

“Hiqni sundimtarin Karl XII dhe zëvendësojeni atë me aktivisten e klimës Greta Thunberg, ose të paktën me diplomatin dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, Dag Hammarskjöld.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *