Vendosni fjalën kyçe....

Katër fluturimet nga Aeroporti i Rinasit për sot, jo të gjithë lejohen të udhëtojnë


Katër fluturime vajtje-ardhje janë konfirmuar për ditën e sotme nga Tirana International Airport (TIA).

Katër destinacionet janë në Vjenë, Romë, Milano dhe Bjellorusi. Në një njoftim për mediat, TIA u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e sigurisë lidhur me COVID-19.

Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e BEsë.

Siç thuhet në njoftim, lejohen të fluturojnë vetëm qytetarët që janë rezidentë në një nga vendet e BE-së, apo kanë pasaportë të jashtme.

Njoftimi i TIA-s

Fluturimet e konfirmuara 16.06.2020

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:

✈️ Ëizz Air – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim

✈️Air Albania – Fluturimi për në Romë dhe kthim

✈️Air Albania – Fluturimi për në Milano dhe kthim
✈️ Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Tirana International Airport

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *