Vendosni fjalën kyçe....

Rrinte në parking me çantën e zezë përtokë, burri arrestohet nga policia (FOTOT)


Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga një person, i cili kishte ngjallur dyshime pasi po qëndronte në një parking me një çantë të zezë që e kishte lënë në tokë.

Pasi është ndaluar dhe kontrolluar nga forcat e policisë, në çantë janë gjetur një sasi lënde narkotike dhe një shumë parash. Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por vetëm inicialet e tij, M.B.

“Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *