Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e çuditshme, “Nickelodeon” thotë se SpongeBob mund të jetë homoseksual


Në një veprim që askush nuk e kërkoi, Nickelodeon e ka cilësuar ikonën e filmave vizatimorë, SpongeBob SquarePants si homoseksual.

Mes brohoritjes nga adhuruesit e filmave LGBT, një masë e komentuesve e pyetën përse ka rëndësi seksualiteti i një sfungjeri antropomorf.

Në një cicërimë të dielën ‘duke festuar #Pride me komunitetin LGBTQ + dhe aleatët e tyre’, Nickelodeon përfshiu një imazh të ngjyrosur me ylber të SpongeBob SquarePants, përpara se të çaktivizonte përgjigjet.

Njoftimi erdhi gjatë muajit të Krenarisë, një festë globale për të gjitha gjërat LGBT.

Megjithatë, disa komentues ishin të tronditur, dhe shumë pyetën pse një sfungjer vizatimor, shfaqja e të cilit synon kryesisht fëmijët e mitur nën moshat nën 12 vjeç, ka nevojë të ketë seksualitet.

SpongeBob SquarePants ka qenë prej kohësh pjesë e ikonave gay.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *