Vendosni fjalën kyçe....

Derbi i “Atletikove” në Spanjë përfundon në barazim


Në ndeshjen e parë pas pandemisë, të besuarit e Diego Simeones kanë marrë vetëm një pikë në udhëtim te Athletic Bilbao.

Sfida ishte ndryshe pa pranin e tifozëve, e cila përfundoi 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Iker Muniain në minutën e 37’.

Dy minuta më vonë, Diego Costa shënoi për të barazuar gjithçka dhe më, deri në fund të sfidës, nuk pati gola, kështu ekipet ndanë pikët.

Ky është një hap fals për Atletico Madrid objektivi i të cilit është një vend në Champions League.

Atletico mbetet në pozitën e gjashtë me 46 pikë të grumbulluara. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *