Vendosni fjalën kyçe....

Ramsey mund të largohet, Juvja e nxjerr në merkato


Aron Ramsey mund të largohet pas vetëm një sezoni nga Torino.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, bardhezinjtë janë duke punur që të ulin nivelin e pagave në ekip pas humbjeve të mëdha të pësuara nga pandemia e koronavirusit dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga uellsiani, i cili është i lidhur me klubin torinez nëpërmjet një kontrate prej 7 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2023.

Kjo shifër, për motive të ndryshme, cilësohet e papërballueshme nga ana e klubit të Andrea Anjelit. Në gjurmët e Ramsey-it gjendet Mançester Junajtid, me të cilin Juvja u përpoq pak kohë më parë që të ngrinte një pistë për rikthimin e Pol Pogbas në Torino, pistë që mund të rikthehet aktuale pikërishit tani.

Edhe Pjaniç është në largim me destinacion Barcelonën ndërsa emri që ka zhgënjyer totalisht me fanellën bardhezi është Adrien Rabio. Francezi edhe në takimin e djeshëm ndaj Milanit dështoi të lerë shenjë dhe drejtuesit e Juves po kërkojnë blerës për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *