Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët i dorëzojnë Ministrisë draftin me kërkesat për provimin, i lenë afat deri në mbrëmje


Maturantët i kanë dorëzuar draftin me problematikat e evidentuara në provimin e Gjuhë-Letërsisë, Ministrisë së Arsimit.

Një përfaqësi e tyre të cilët protestuan edhe sot para godinës së Ministrisë kanë dorëzuar draftin dhe kërkesat që kanë ndaj institucionit.

Ata i kanë lënë afat deri në mbrëmje Ministrisë për të kthyer përgjigje duke kërcënuar me protesta të tjera nëse nuk kanë një përgjigje.

Ne kemi kërkuar që të bëhet dorëzimi në ministrinë e arsimit, ne sapo kemi mbaruar dhe proceduar të gjitha gjërat e duhura, tani është lënë afat deri në përfundim të ditës së sotme për përgjigje, nëse ku ka një përgjigje do të pasohen me protesta të tjera. Gjithçka të bëhet transparente dhe e drejtë”- tha një nga përfaqësueset e maturantëve.

Për maturantët është dita e dytë që protestojnë për provimin që zhvilluan para dy ditësh të cilin e quajtën të turpshëm pasi nuk ishte sipas udhëzimeve që kishin marrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *