Vendosni fjalën kyçe....

Nadal merr fronin, ngjitet në vendin e parë


Tenisti spanjoll Rafael Nadal u rikthye në fronin e këtij sporti dhe 33-vjeçari nga Mallorca filloi zyrtarisht mbretërimin për javën e 197 në karrierë si numri 1 i botës.

Kjo është hera e tetë për Rafën që ngjitet në çatinë e botës në këtë sport, por sidoqoftë ishte diçka që u bë e sigurt që në mesin e muajit tetor, më saktë pas eliminimit në Mastersin e Shangait të tenistit nga Serbia Novak Djokovic, që në Lindjen e Largët u mund në tre sete në fazën çerekfinale nga tenisti grek Stefanos Tsitsipas.

Nole dështoi për të mbrojtur 1000 pikët e edicionit të kaluar në Mastersin Kinez dhe në mënyrë të kuptueshme nga përllogaritjet e bëra u bë e ditur që tre javë më herët, rokada në krye të klasifikimit të përgjithshëm ATP, mes dy tenistëve më të mirë të sezonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *