Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen 500 rrënjë kanabis në Krujë, arrestohet autori i dyshuar


500 bimë narkotike cannabis sativa u asgjësuan nga policia. Ato u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë, Krujë.

Policia ka arrestua autorin e dyshuar të kultivimit të rrënjëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas kishte kultivuar bimë narkotike në Kodër-Mazhë, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 16-të të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.