Vendosni fjalën kyçe....

Shkrimtarja JK Rowling u përgjigjet kritikëve: Nuk përulem para jush


 

Pas kritikave dhe akuzave se është transfobike, shkrimtarja JK Rowling është përgjigjur përmes një shkrimi në blogun e saj të mërkurën.

Shkrimtarja kishte kritikuar një artikull me titull “njerëzit që kanë menstruacione”, duke sugjeruar që duhej të ishte përdorur fjala “gra”. Deklaratë që solli një fushatë të tërë denigruese kundër saj. Disa nga aktorët e filmave të “Harry Potter”- it si Daniel Radcliffe, Eddie Redmayne dhe Ema Watson, kishin reaguar duke i dalë në mbrojtje komunitetit transgjinor, që u ndie i sulmuar nga shkrimtarja.

Pas kritikave, JK Rowling dha 5 arsyet pse kishte bërë atë reagim përmes një eseje.

Për të mbrojtur veten, JK Rowling kujtoi përvojën e saj si një e mbijetuar e abuzimit në familje dhe sulmeve seksuale. Ajo tha se e kupton atë që gratë transgjinore ndjejnë kur dhunohen nga burra të dhunshëm, pasi edhe vetë ka përjetuar një dhunë të tillë.

Ndërsa thekson se njerëzit transgjinore kanë nevojë dhe meritojnë të mbrohen, ajo shprehu shqetësimin për “trans aktivizmin e ri” dhe se si thirrja e tyre për identitet gjinor do të ndikonte shumë në të drejtat e grave.

“Unë nuk pranoj të përkulem para një lëvizje për të cilën besoj se po bën dëm të dukshëm në kërkimin e shkatërrimit të ‘gruas’ si klasë politike dhe biologjike dhe duke i ofruar strehë grabitqarëve para saj.

Unë qëndroj përkrah grave dhe burrave trima, homoseksualë, hetero dhe trans, të cilët janë duke u ngritur për lirinë e fjalës dhe mendimit, dhe për të drejtat dhe sigurinë e disa prej më të prekurve në shoqërinë tonë: fëmijët e të rinjtë homoseksualë, adoleshentë të brishtë, dhe gratë që duan të ruajnë hapësirat e tyre të të njëjtit seks” – tha ajo.

“Kam harruar rregullin e parë të Twitter-it – kurrë, kurrë mos prit një bisedë të nuancuar – dhe reagova ndaj asaj që ndjeja se ishte gjuhë degraduese për gratë. Kam folur për rëndësinë e seksit dhe kam paguar çmimin që nga ajo kohë”- shkruan Rowling.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *