Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa përgënjeshtron Veliajn: Projektin e Tiranës e nisi Basha, si çdo projekt tjetër strategjik


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nëpërmjet një deklarate nga selia blu ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj lidhur me Lumin e Tiranës dhe rehabilitimin e tij.

Zhupa deklaroi se ishte Basha ai që nisi projektin për Lumin e Tiranës pasi ishte lënë në harresë dhe ishte shndërruar në bombë ekologjike nga Edi Rama si kryetar bashkie.

Qytetarët e Tiranës panë sot kryebashkiakun Erion Veliaj duke gënjyer edhe një herë tjetër. Të mashtrojë qytetarët përmes propagandës fallco është puna që ai di të bëjë më mirë.

Erion Veliaj gënjeu sot paturpësisht, kur akuzoi kreun e opozitës se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës, një nga burimet e përmbytjeve në kryeqytet.

Faktet flasin vetë. Ishte Lulzim Basha që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi Edi Rama për 11 vjet e la në gjendje të mjerueshme, si një segment të botës së tretë.

Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryeqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri”-deklaroi Zhupa.

Më tej, zëdhënsja e PD-së tha se çdo projekt strategjik në Tiranë mban firmën e Bashës.

Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit.

Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.

Me mashtrime të tilla si ky i sotmi, as erion Veliaj as Edi Rama nuk mbulojnë dot dështimin për 8 vjet në krye të qeverisë dhe 6 vjet në krye të bashkisë”-deklaroi zëdhënësja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *