Vendosni fjalën kyçe....

Bayen Munich shkon në finale të Kupës së Gjermanisë, mundi Frankfurtin


Bayern Munich e ka mundur 2:1 Eintracht Frankfurtin të mërkurën, për ta arritur finalen e Kupës së Gjermanisë dhe njëkohësisht duke iu hakmarrë atij për humbjen në finalen e para dy vjetëve.

Ivan Perisic dhe Robert Lewandowski i shënuan golat e triumfit për Bayernin në gjysmëfinalen e zhvilluar në Allianz Arena pa praninë e tifozëve

Bayerni në finale do të përballet me Bayer Leverkusenin.

Skuadra e Hansi Flick është kampion në fuqi dhe do të përpiqet ta mbrojë titullin në finalen e 4 korrikut kundër rivalit Leverkusen.

Bavarezët kaluan në epërsi pas një çereku lojë, kur Perisic shënoi me kokë pas një aksioni fantastik dhe falë shërbimit nga Thomas Muller.

Skuadra e Flick ishte mbizotëruese në pjesën e parë nuk qe në gjendje ta shtojë epërsinë.

Vizitorët e zunë në befasi Bayernin kur Da Silva barazoi pas një tollovi në mbrojtën vendase në minutën e 70-të.

Por përgjigja e Bayernit erdhi shumë shpejt kur Lewandowski e ktheu epërsinë e skuadrës së vet duke e futur topin në portën boshe pas një asisti nga Leon Goretska.

Bayerni tani do të përpiqet ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në finalen e 4 korrikut kundër Leverkusenit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *