Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Pas 15 shtatorit publikohen kandidatët e PD-së për deputet dhe kryetar bashkie


Ish-deputeti Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi procesin propozuar nga kryetari i PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kandidatëve për kryetar bashkie.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT me gazetarin Nertil Agalliu, Salianji theksoi se PD ka nisur përgatitjen shumë kohë më parë për të përzgjedhur kandidaturat e saj për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, një proces i cili pritet të përfundojë nga mesi i muajit shtator.

Ne si forcë politike kemi nisur përgatitjen shumë kohë më përpara dhe tani, deri me datë 15 shtator, do të mbyllim dhe do të përfundojmë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie dhe për deputet”, tha ai.

Ndër të tjera, Salianji foli edhe për garancitë e procesit zgjedhor, ku sipas të cilit, strukturat e Partisë Demokratike do të monitorojnë fushatën dhe do të denoncojnë në çdo rast të ndonjë konstatimi për shitblerje vote apo presione të formave të ndryshme ndaj qytetarëve.

I pyetur më tej në lidhje me mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm, ish-deputeti demokrat theksoi se ndërkombëtarët, por edhe partitë popullore europiane kanë kërkuar që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare dhe kjo për shkak të votimeve të papranuara moniste të 30 qershorit.

Padiskutim, kjo kërkon një proces ligjor, pra, krijimin e Gjykatës Kushtetuese deri në momentin e zgjedhjeve që mund të jetë nëntori i këtij viti ku mund të ketë një vendimmarrje për të kaluar në zgjedhjet lokale dhe mbase mund të jenë të njëkohshme me ato të përgjithshme”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *