Vendosni fjalën kyçe....

Napoli dhe Milan projektojnë shkëmbimin mes Kessie dhe Milik


Me Zlatan Ibrahimovicin që nuk ka rinovuar dhe për më tepër nuk ofron garanci për shkak të moshës, Milani po kërkon për të gjetur një tjetër sulmuesi që t’i besojë udhëheqjen e repartit të avancuar për sezonin e ardhshëm.

Emri në krye të listës së drejtuesve kuqezinj, është ai i sulmuesit polak të Napolit, Arkadiuz Milik, i cili ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme, pasi i ka idetë e qarta për t’u larguar nga ‘San Paolo”.

Për kartonin e Milik, De Laurentiis kërkon të paktën 50 milionë euro, por Milani ka gati strategjinë për të marrë polakun, pasi ka propozuar një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie.

Ky i fundit vlerësohet shumë nga Gattuso, që është gati ta përqafojë sërish te Napoli, ndërsa gjasat janë që edhe De Laurentiis të pranojë propozimin, duke qenë se nuk dëshiron të humbi Milik me parametra zero një vit më vonë.

Vlen të theksohet se sulmuesi polak vlerësohet shumë edhe nga gjermani Ralf Rangnick, që me përjashtim të ndonjë surprize, do të jetë personi që do të drejtojë Milanin sezonin e ardhshëm, me synimin për ta rikthyer në nivele të larta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *