Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Drejtorinë Arsimore të Fierit, ndalohet 33-vjeçari


Një 33-vjeçar është ndaluar në Fier lidhur me zjarrin në Drejtorinë Arsimore të qytetit.

Sipas policisë bëhet për Indrit Alushajn, i cili spërkati me benzinë e më pas i vuri zjarrin katit të dytë të godinës.

Personi në fjalë kishte aplikuar për mësues por kishte marrë përgjigje negative e ky dyshohet se ka qenë shkaku i zjarrvënies. Autori u zbulua nga kamerat e sigurisë.

Zjarrfikësit që shkuan në vendin e ngjarjes i shuan flakët ndërsa dëmi i shkaktuar nuk dihet ende.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *